Gjatë takimit elektoral në Tepelenë, Golik Jaupi tha se ishte ngritur nga spitali i Gjirokastrës pas një operacioni për t’i kënduar Edi Ramës. Sipas tij, kjo i kishte ndodhur edhe në vitin 1983, që pas një operacioni në Spitalin Ushtarak, mbërriti në festivalin e Gjirokastrës për t’i kënduar Enver Hoxhës.
“Përshëndetje populli i Tepelenës, përshëndetje kryeministri jonë i shquar, i gjithë Shqipërisë dhe miku i Tepelenës, Edi Rama. Përshëndetje kolosi jonë gjigandi Termet Peçi”, kështu e ka nisur fjalën e tij Goliku e më pas ka treguar atë që e ka quajtur sekret para udhëheqësve, siç iu referua ai Edi Ramës e Tërmet Peçit që i ishin ulur përballë.
“Po ju tregoj një sekret popullit tim dhe udhëheqësve. Në 83 i operuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ngrihem i operuar dhe shkova në Gjirokastër në festival me gjysmë trupit, këndova para komandantit të asaj kohe, sot nga Gjirokastra vij nga spitali për disa probleme, nuk ka rëndësi, dhe ngrihem nga spitali atje dhe vij për këtë komandant këtu” – u shpreh Goliku i cili mori duartrokitje nga të pranishmit në takim. Shini videon.