Gjatë takimit në Pallatin e Sportit në Gjirokastër kryeministri Edi Rama foli edhe për luftën që qeveria e tij i bëri kanabisit.
Për ta ilustruar këtë ai solli në vëmendje kohën kur qeveriste Partia Demokratike, e cila sipas Ramës e kishte lënë Lazaratin zonë të lirë për kultivimin e drogës.
“Ajo republika për faqen e zezë që kishte të gjithë bekimin e tyre, që mbrohej prej tyre dhe ata përfitonin prej saj. Ne e luftuam fenomenim dhe e nxorëm në pah çdo ditë”, tha Rama.
Por pavarësisht aksionit të policisë në Lazarat 5 vjet më parë, ajo që ndodhi më pas gjatë qeverisjes së Ramës ishte kanabizim i komplet Shqipërisë.
©argjiroja.net