Njësoj si në Përmet edhe në Gjirokastër militantët e PD-LSI kanë protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama, i cili do të zhvillojë një takim elektoral në Parkun e Viroit. Nën thirrjet ‘Rama ik’, ata kishin dalë në anë të rrugës nacionale, prej nga ku do të kalonte kryeministri. Policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën dhe ruajtur qetësinë. Mes protestuesve ishte edhe ish deputeti Tritan Shehu dhe kreu i PD Gjirokastër, Dasho Aliko.
©argjiroja.net