Dje presidenti Meta shfuqizoi vendimin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit. Ka apo nuk ka tagër presidenti i vendit ta shtyjë 30 qershorin, ka apo nuk ka tagër kryeministri ta mbajë, kjo nuk është më e rëndësishme. Tek ne, të mëdhenjtë e politikës janë mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi gjithçka.
Rama e Meta e dinin më parë këtë që ndodhi dje. Reagimet e tyre janë teatër. Burime të gazetës ‘DITA’ bëjnë të ditur se është bërë nje takim mes tyre. Jo publik. Po pse fshehtas? Çfare ka per te fshehur?
Shqipëria vihet në kandar pikërisht në këto “takime” të fshehta. Shqipëria është serish këtu ku është pikërisht prej tyre. Jemi këtu sepse tradita e mosndëshkimit vijoi. Është e njohur historia e ngjalës së 1 prillit 2013 në Lalëz.
Jemi para një gjendje të re? Është një përsëritje e lojës së vjetër; në tryezë nuk janë shtruar ngjalat e lalzës por oktapodi i gllabërimit të pushtetit. Nëse pazaret prishen deri të hënën, në një të hënë të ardhshme do të kemi një pazar të ri. Pushteti i ringritur i oktapodit është po aty. Letrat janë rindarë; derri maç është në dorën e pushtetit.