Ashtu si ishte lajmëruar që ditën e djeshme, Saimir Tahiri është i ftuari i sotëm tek Opinion me Blendi Fevziun. Por duket se kërkesa e prokurorisë për arrestimin e tij, do ti sjellë problem moderatorit të emisionit.
Burimet bëjnë me dije se vetë Fevziu është duke negociuar me zyrtarët e lartë, që arrestimi i ish-ministrit të shtyhet të paktën sapo të mbarojë emisioni. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në orët e mbrëmjes.