Temperaturat e larta të ditëve që lamë pas pritet të rikthehen të hënën.
Gjatë mëngjesit dhe mesditës shërbimi “Meteoalb” parashikon një rritje të vlerave të termometrit me 3 deri në 4 gradë celcius duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 34 gradë celcius në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Lushnjë, Fier, Berat, Gjirokastër.
Gjatë mesditës kthjellimet parashikohet t’ja lenë vendin vranësirave të cilat pasdite do të gjenerojnë dhe rrebeshe shiu fillimisht në ultësirën perëndimore e gradualisht në të gjithë vendin.
Vranësirat dhe reshjet, sipas shërbimit Meteoalb, parashikohet të jenë të pranishme dhe gjatë orëve të natës e mëngjesin e së martës.