• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Superliga shqiptare nis më 17 gusht, Luftëtari e luan në Gjirokastër ndeshjen e parë

07/08/2018
Sfida e Luftëtarit në Europë, a do t’ia dalë pa Abazajn dhe Likën?

Kategoria Superiore do të nisë këtë muaj, jo më 19 siç ishte parashikuar nga FSHF-ja, por më 17. Supersfida Skënderbeu – Partizani që do të luhet në Korçë do të ndezë sezonin e ri futbollistik shqiptar, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes së javës tjetër në orën 19:45.

Katër sfidat e tjera janë të ndara në dy ditë dhe në orare të ndryshme nga njëra-tjetra, që i japin mundësi publikut të mos humbasë asnjë sfidë të javës së parë të kampionatit. Të shtunën do të luhet Luftëtari – Kastrioti në orën 16:45, ndërsa në 19:45 do të jetë ndeshja tjetër, ajo Tirana – Kamza në “Selman Stermasi”.

Në po të njëjtat orare, por që do të luhen ditën e diel, do të jenë sfida Kukësi – Laçi dhe Teuta – Flamurtari. Aktualisht për ndeshjen e verilindorëve me kurbinasit flitet që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, pasi “Zeqir Ymeri” nuk pranohet për shkak të kushteve shumë të degraduara, por edhe për shkak të perimetrit të fushës që është jashtë standardeve të lojës së futbollit.

“Derbi Bregdetar” do të luhet në Durrës, pikërisht në “Niko Dovana” me drita. Teuta ka përforcuar skuadrën, ndërsa Flamurtari ka bërë lëvizje të menduara dhe ka ruajtur boshtin.  Padiskutim, një kampionat i nxehtë na pret, “ethet e gushtit” nisin së shpejti!

JAVA 1

E premte, 17 gusht

Skënderbeu-Partizani 19:45

E shtunë, 18 gusht

Luftëtari-Kastrioti 16:45

Tirana-Kamza 19:45

E diel, 19 gusht

Kukësi-Laçi 16:45

Teuta-Flamurtari 19:45

Related Posts

Djaloshi shqiptar ndërroi jetë në aksident, do organizohet turneu i dytë memorial “Lorenzo Çela”
Sport

Djaloshi shqiptar ndërroi jetë në aksident, do organizohet turneu i dytë memorial “Lorenzo Çela”

12/02/2026
Sterling i jep drejtim të ardhmes, firmos në Holandë
Sport

Sterling i jep drejtim të ardhmes, firmos në Holandë

12/02/2026
Teuta drejt Vlorës për fitore, besim dhe rikthime në grup
Sport

Bien këmbanat e alarmit te Teuta, 10 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat

12/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Komiteti Ekzekutiv i UEFA zhvillon mbledhjen e parë për vitin 2026. Në fokus, përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030 & vlerësimi i arbitrave
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA zhvillon mbledhjen e parë për vitin 2026. Në fokus, përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030 & vlerësimi i arbitrave

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam me i thy kokën Mateos…”/ Biseda e Gimbo me Selin: Të dua…

“Kam me i thy kokën Mateos…”/ Biseda e Gimbo me Selin: Të dua…

12/02/2026
Djaloshi shqiptar ndërroi jetë në aksident, do organizohet turneu i dytë memorial “Lorenzo Çela”

Djaloshi shqiptar ndërroi jetë në aksident, do organizohet turneu i dytë memorial “Lorenzo Çela”

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al