Mbrëmjen e sotme është vjedhur pronari i një ‘Exchange’ në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Bashkimi’. Kanë qenë dy personat që kanë grabitur pronarin e ‘Exchange’. Fillimisht dy personat e maskuar e kanë sulmuar fizikisht personin dhe më pas e kanë grabitur. Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se sa është shumë që grabitësit kanë marrë. Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.