• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sulmi ndaj gazetares, reagon kreu i PD Gjirokastër: Meduzës së krimit i duhet prerë koka. Koka është Edi Rama

30/08/2018
Roland Bejko fton demokratët: Merrni pjesë masivisht në votim, t’i japim frymë një opozite të fuqishme

Kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ka reaguar për aktin kriminal të goditjes me armë drejt shtëpisë së gazetares Klodiana Lala. Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Bejko thotë se kryeministri Edi Rama është koka e krimit në Shqipëri dhe se sipas tij kjo kokë duhet prerë. Më poshtë deklarata e tij e plotë:

MEDUZËS SË KRIMIT I DUHET PRERË KOKA.  KOKA ËSHTË EDI RAMA ! Thonë se që të quhet i tillë KRIMI kalon nëpër tri faza : 1. Planifikimi 2. Ekzekutimi 3. Fsheja.

Dy fazat e para nuk i mer vesh pa u faktuar nga organet e hetimit. Por te faza e tretë nëse e vëren me kujdes ti mund ta kesh një ide mbi atë që ka ndodhur, kush dhe përse e ka bërë. Madie ekspertët e kriminalistikës thonë se prej fazës së tretë fillon të tiret filli i së vërtetës që të çon në fillim te faza 2-ekzekutimi, , e pastaj te faza 1-Planifikimi.

Kështu, fakti që poliicia e shtetit e fshehu nga ora 03 30 deri në mesditën e sotme dhënien e lajmit se krimi kishte qëlluar me breshëri automatiku shtëpinë e një gazetareje investigative, është treguesi më i mirë se pakti qeveri-krim vazhdon të jetë i sinkronizuar.

Kur krimi është shumë aktiv kundër lirive dhe pronës së qytetarit duke vepruar si një strukturë e vetme në luftë me qeverinë dhe shtetin, qytetari ndihet i trembur,i pasigurt, por jo pa shpresë.

Kur krimi është aktiv, kundër lirive dhe pronës së qytetarit, në aleancë me qeverinë dhe shtetin, qytetari është jo vetëm i trembur, i pasigurt, pa shpresë, por i panikosur mer aratinë nëpër botë, siç po ndodh sot me shqiptarët.

Çdo individ që reziston këtë lloj beteje me shtetin-kriminal e ka të humbur sepse kjo strukturë kriminalo-shtetërore i qaset individit në këtë lloj forme; a). Në fillim me joshje. Në fillim vjen përfaqësuesi me kravatë i shtetit apo i bandës dhe të josh me para ose me ” ça të duhet ty, kape trenin që ndalon te stacioni yt, nuk të vjen më ky rast”… b). Pastaj me kërcënim. Të vihet trutoli në shtëpi, të hiqet dikush nga të afërmit nga puna shtetërore, të vijnë tatimorët dhe gjithfarë inspektorësh, të mbyllet biznesi, përndiqesh me gjoba nga policia rrugore, qëllohet banesa natën me automatik etj. c) Dhe në fund vjen ekzekutimi, zhdukja fizike pa lënë gjurmë.

A ka zgjidhje kjo situatë, apo të gjithë herët a vonë ne që jemi jashtë dhe kundër këtij sistemi kriminal do largohemi nga ky vend duke ua lëmë Shqipërinë këtyre horrave? Po e ka një zgjidhje, dhr ajo është e vetmja madie :

Bashkimi dhe reagimi masiv, i gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike në një aleancë të së mirës, për shporrjen e krimit nga pushteti si zgjidhja përfundimtare! Meduzës së krimit i duhet prerë koka. Ai është Edi Rama. Të tjerat janë profka.

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al