Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) së bashku me kontraktorin e mirëmbajtjes po punon për të normalizuar qarkullimin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pas dëmtimeve që ka shkaktuar moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi.
ARRSH bën të ditur se, moti i keq në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Në orët e para të mëngjesit një pemë është shkulur si pasojë e erës së stuhishme dhe shirave të rrëmbyeshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
ARRSH së bashku me kontraktorin e mirëmbajtjes po ndërhyn menjëherë duke normalizuar qarkullimin në këtë aks rrugor.
Mbrëmjen e së mërkurës vendi ynë u përfshi nga një stuhi dhe mot me reshje të dendura shiu që shkaktoi thyerje të pemëve dhe dëme materiale.