Studentët e ngujuar: Policia bëri aksion si në Lazarat


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Studentët të ngujuar brenda “Ekonomikut” kanë pohuar se nuk u është mundësuar të çojnë ushqim nga jashtë brenda. Ata kanë kritikuar ashpër policinë, ndërsa janë shprehur se aksioni të tillë nuk i kishin parë as në operacionin e Lazaratit. Studentët janë shprehur se u janë cenuar të drejtat e tyre.

Studenti, Altin Kola u shpreh për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i penguar.

“Ata janë njerëzit që duhet të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të cenojnë të drejtat tona. Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash jemi në grevë urie.

Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani. Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë me qirinj. Kemi diskutuar përmes Ëhats up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë të them të drejtën.Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka patur kërcënime për vitin.”, tha ai.