Mbyllet protesta e studentëve, por do të rikthehen në janar më fuqishëm


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Studentët kanë mbyllur protestën e tyre për këtë vit, pas 17 ditësh rezistencë përballë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Por ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në janar pas festave, pasi qeveria s’i ka përmbushur kërkesat e tyre. Studentët paralajmërojnë se kësaj here protesta do të jetë edhe më e fuqishme. Plotësimi i kërkesave të tyre është kusht i panegociueshëm. Ndërkohë kryeministri Rama nga ana e tij është shprehur se 8 pikat janë të plotësueshme, por vetëm përmes dialogut.