• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Statistikat/ Si po zbrazen qytetet shqiptare nga varfëria. Gjirokastra në ‘listën e zezë’

21/02/2018
Statistikat/ Si po zbrazen qytetet shqiptare nga varfëria. Gjirokastra në ‘listën e zezë’

Më shumë se 80 për qind e qyteteve të Shqipërisë kanë humbur masivisht popullsinë e tyre në dekadën e dytë të tranzicionit (2000-2010), duke e renditur vendin në tonë në tre vendet me humbjen më të lartë të popullsisë në Rajonin e ECA (Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia, Moldavia, Malin e Zi, Rusia, Serbia, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani). Fenomeni që vijon te thellohet edhe gjatë 2011-2018, lajmëron një situatë stresuese sipas një raporti të posaçëm të Bankës Botërore për tranzicionin demografik në qytetet e Rajonit të ECA. Rënia e mprehtë ose rritja e papritur e popullsisë mund të çoje në kolaps financimin e infrastrukturës lokale dhe ofrimin e shërbimeve komunale. Nga ana tjetër sfidat në qytetet me rritje të shpejtë te popullsisë krijojnë deficit ne strehimin dhe plotësimin e nevojave infrastrukturore.

Qytetet e ECA-së po përjetojnë rënie të popullsisë në mënyrë të paprecedentë dhe në një shkallë të paparë, lajmëron Banka Botërore. Midis 2000-2010 rreth 61 për qind e qyteteve në ECA shënuan rënie të popullsisë. Qytetet në rënie kanë humbur mesatarisht 11 për qind të popullsisë së tyre ndërmjet viteve 2000 dhe 2010. Nga vendi në vend ndryshimet janë të mëdha. Për shembull, vende si Shqipëria, Moldavia, Rusia dhe Serbia kanë parë rritje në përqindjen e qyteteve që po pësojnë rënie. Bullgaria, Shqipëria dhe Rumania kanë më shumë se 80 për qind të qyteteve të tyre në rënie. Para viteve 1990 popullsia në qytetet e vendeve lindore ishte e shtrirë sipas një planifikimi ekonomik. Për shembull në disa raste, qytetet u krijuan në zona të largëta për të rritur dominancën gjeografike, si në rastin e Rusisë.

Në raste të tjera, rritja e qyteteve u ndikua kryesisht nga vendimet e imponuara nga qendra. Vendbanimet e vogla u rritën në mënyrë eksponenciale kur shteti u dha atyre statusin e veçantë të qytetit ose i bëri ato selinë e institucioneve të arsimit të lartë. Migracioni gjithashtu luan një rol themelor në formësimin e tendencave demografike kombëtare dhe urbane ne ECA. Për disa dekada, Evropa Perëndimore ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të emigrantëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Për pasojë lindshmëria po bie dhe popullsia e këtyre vendeve është në rënie.

Një rënie në popullsi dhe densitetit të saj mund të përkthehet në sfida të shumta për ofrimin e shërbimeve, të cilat përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe densitetit. Përvojat e qyteteve në SHBA sugjerojnë se të parët që largohen nga qyteti janë ata që kanë më shumë burime ekonomike në dispozicion. Si e tillë, rënia e popullsisë lidhet me rritjen e shkallës së varfërisë. Në SHBA, shkalla e varfërisë në 10 qytetet më rënie të popullsisë është dy herë më e lartë se ajo kombëtare./Monitor/ 

Related Posts

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë
Lajme

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

08/07/2025
Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq
Lajme

Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq

08/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër
Lajme

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

08/07/2025
“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve
Lajme

“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve

08/07/2025
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët
Lajme

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

08/07/2025
Kreshnik Spahiu: ‘Patriotët’ faqezi mos i shesin 10 fish biletat në tregun e zi
Lajme

Kreshnik Spahiu: Drejtësia e ka frikë Berishën. Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al