Sporti shqiptar është në zi. Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-mundësi i njohur Ramadan Martini i cili në të kaluarën është kurorëzuar 7 herë kampion kombëtar në sportin e mundjes dhe 5 herë kampion kombëtar në peshëngritje. Ramadan Martini u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, gjithashtu ai ka qenë trajner dhe gjyqtar. Ai është nderuar me titujt “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në mundje dhe në peshëngritje “Nder i Sportit Shqiptar”.