Ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali, viziton familjarët e vajzës së mitur e cila u përdhunua nga një grup prej 8 vetësh, të cilët mendohet se ishin shokët e të dashurit.
“Nëse do më lejoni iu bëj thirrje mediave në qoftë se jam plagosur një herë ju lutem mos më plagosni për së dyti. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u. Prandaj iu lutem me shpirt të gjithë mediave, keni fëmijë vetë mos iu raftë ky rast kurrë asnjërit por do t’ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem. Më lejoni ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit e mi që më kanë mbështetur dhe do më mbështesin deri në fund. Ju falënderoj për mirëkuptimin. Mos e paçi këtë risk kurrë, asnjë o Zot. Kjo që më ndodhi mua të jetë e para dhe e fundit në Republikën e Shqipërisë”, tha babai i 13-vjeçares.
Spiropali iu dha familjareve lajmin e mire te mbeshtetjes maksimale.
Perpos te gjithe mbeshtetjes se dhene nga shteti, Spiropali i tha familjes se te mitures se e ka porosi nga kryeministri qe nese vajza do te studioje ne kolegj ne Shqiperi ose jashte vendit, shteti do ti siguroje burse dhe mbeshtetje qe ajo te zhvilloje gjithe potencialin e saj e pandikuar nga kjo ngjarje.
Ndersa prindrit duke e falenderuar shprehen se:
“Media dhe politika duhet të heshtin dhe mos të vijojnë ta rëndojnë edhe më tepër situatën dhe gjendjen emocionale dhe mendore të vajzës”, ka qenë kjo një nga kërkesat e babait të vajzës.
Nga ana tjetër babai i vajzës është shprehur se “të gjithë prindërit duhet të këshillojnë fëmijët dhe kjo që më ndodhi mua mos t’i ndodhi kujt”. Familjarët u shprehën se vajza ka marrë kontakte me psikologët dhe është nën kujdesin e tyre, dhe falenderojnë ministren e shëndetësisë për mbështetjen. Falënderim shumë të veçantë, jam shumë mirënjohës Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve, sepse më kanë mbështetur në takimet me psikologët.
Rama ka shkruar në Facebook
Ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali, viziton familjarët e vajzës së mitur në Kavajë.
Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës. /Lexo.al