Partia Demokratike festoi sot 27 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast ishte organizuar një ceremoni festive në Pallatin e Kongreseve, ku kishte të rikthyer nga radhët e demokratëve, si Mesila Doda, por edhe mungesa të shumta si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arben Imami, Astrit Patozi etj.
Ndërkohë i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Punës dhe deputet i PD-së në Gjirokastër, Spiro Ksera. Siç shihet në fotot më poshtë, Ksera qëndron në sallë mes shumë të ftuarve të tjerë në këtë ceremoni festive. Ish-ministri u dënua me dy vite burg dhe heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për pesë vjet.
Ai akuzohej për korrupsion dhe shpërdorim fondesh publike gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Punës. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Ksera u tërhoq nga jeta publike, ndonëse merrte pjesë në takime të PD-së gjatë fushatës elekorale për zgjedhjet e 25 qershorit, apo edhe disa herë tek çadra e protestës së opozitës.
©ArgjiroLajm.net