Partia Demokratike ka zhvilluar sot protestën e saj në Gjirokastër. Mbështetësit e opozitës u mblodhën në sheshin përballë varrezave të dëshmorëve. Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Mungonte Vangjel Tavo e Zamira Rami, por jo ish-ministri Spiro Ksera, i dënuar për korrupsion dhe abuzim me fondet. Ksera bëri burg për rreth 300 milionë lekë të vjedhura nga buxheti i Ministrisë së Punës, para këto të destinuara për komunitetin rom.
Njësoj si në të gjithë eventet e tjera të PD-së, Ksera kishte dalë në shesh bashkë me simpatizantë të tjere të Partisë Demokratike. Protestuesit bënë thirrje kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas tyre zgjidhja e vetme mbetet largimi i Edi Ramës nga pushteti. Më 16 shkurt opozita do të organizojë protestën e madhe në Tiranë.
©Argjirolajm.net