• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot sfida në Tiranë, trajneri i Partizanit ‘thumbon’ gjirokastritët

21/10/2018
Sot sfida në Tiranë, trajneri i Partizanit ‘thumbon’ gjirokastritët

Partizani pret Luftëtarit në “Selman Stërmasi” në takimin e vlefshëm për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Përpara këtij takimi mjaft të rëndësishëm për objektivat, trajneri i të kuqve, Skënder Gega ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka hedhur dritë rreth gjendjes së futbollistë ndërsa ka “thumbuar” edhe në një farë mënyre rivalët.

Ndërprerja e kampionatit? Besoj se ishte mirë për një pjesë të mirë të grupit, por unë kisha dëshirë të isha gjithë kohën në punë, që të mos humbja ritmin dhe të mbanim po atë vëmendje për ndeshjet e kampionatit. Përveç Hoxhës, çdo gjë ka shkuar në rregull.

Sa shqetëson mungesa e Hoxhës? Të gjithë themi se mungesa e tij nuk na shqetëson. Duhet të mbështesim portierin tjetër, Xhikën, i cili është sportist dhe njeri shumë i mirë. Portieri ka një rol të tillë, mund të rrish 6 muaj pa luajtur dhe pastaj të vjen rasti të tregosh veten. Ekipi ka besim te Xhika, dhe unë kam besim tek ai. Albanin do ta presim, shumë shpejt do të jetë në fushë. Ai po bën një terapi, pasi ka një tërheqje ligamenti, me sa di unë, por për pak ditë nis stërvitjen, shpresojmë të jetë në ndeshjen me Skënderbeun.

Lukas Kardozo nuk ka luajtur, kur rikthehet? Nuk është ende 100% gati, të shohim si do të shkojë. Është pjesë e Partizanit dhe kjo është e rëndësishme. Po rritet, pasi ka pasur një operacion shumë të vështirë. Do të shikojmë.

Ka diçka që ju shqetëson? Në çdo ndeshje kemi pasur problemet tona, jemi munduar t’i analizojmë me detaje dhe të korrigjohemi. Në asnjë vend të botës, edhe te ne, nuk mund të mendosh që ke bërë ndeshjen perfekte.

Kur përmendet Luftëtari çfarë ju vjen ndërmend? Luftëtari është një sfidë e re dhe duhet ta përgatisim ekipin për këtë ndeshje. Nuk kemi asnjë shqetësim, përveç Hoxhës, por e përsëris, kemi besim të plotë se Xhika do të bëjë punën e tij. Partizani ka histori pa fund. Gjirokastra në ato vite ka qenë risia e kampionatit, ka pasur lojtarë jashtëzakonisht të mirë, si Braho, Seiti, Kalluci,

Deklarata e Cungut? Nuk kam asnjë koment për Cungun. Eshtë trajneri i Kukësit, ai ka perceptimin e tij dhe është mënyra e tij si e karikon dhe motivon ekipin e tij. Sot jemi ne në vend të parë, uroj të vazhdojmë kështu, por nuk i dihet.

Partizani në qendër të vëmendjes, i druheni euforisë? Çdo stërvitje mund të ketë eufori dhe detyra e trajnerit është që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit. Gjërat kanë ecur mirë dhe lojtarët po rriten nga ana profesionale, nuk ka vend për eufori.

Asani ka pasur interes nga Bashakshehir në Turqi, mund të largohet? Nuk kam asnjë njoftim për këtë , marrëdhëniet janë mes klubit dhe lojtarit dhe unë nuk jam pjesë e kësaj . Asani është pjesë e rëndësishme e ekipit , ai është i fokusuar këtu. Jam i qetë që do të jetë pjesë e jona.

Keni filluar të mendoni për një sulmues qendre në janar? Jam i detyruar ta përsëris se Hebaj është 20 vjeç dhe ka shumë rrugë të gjatë për të bërë, nuk duhet ta rëndojmë. Mund të ndryshojë dhe besoj se do të evoluojë shumë shpejt për mirë. Nuk kam menduar asgjë për janarin, mendoj vetëm për Gjirokastrën. Kur të kemi hapësirë, do të as me klubin. Kardozo do të kthehet dhe loja jonë nuk ka të bëjë me sulmuesin e racës, sepse luajmë si grup.

Darkat me ekipin, do të jenë të shpeshta këto? Nuk jam njeri tavolinash, por kur punon për një kohë të gjatë… Zoti Demi organizoi atë darkë dhe ishte diçka e bukur për ekipin, pa e tepruar. Asnjë bisedë për sportin nuk u fol. Ishte diçka e mirë dhe tani e kemi lënë prapa. I pari i familjes pyet për problemet dhe kërkesat. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë, Presidenti Demi është mbështetës kryesor i klubit, një biznesmen i suksesshëm. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur, sepse nuk ndërhyn teknikisht në ekip, gjë e rrallë në Shqipëri.

Related Posts

Xhudo/ Fitoi medaljen e artë në Paris, Distria Krasniqi mban vendin e parë në rënditjen botërore
Sport

Xhudo/ Fitoi medaljen e artë në Paris, Distria Krasniqi mban vendin e parë në rënditjen botërore

09/02/2026
Bylisi u shërbeu si “frymëmarrje”, golat e Egnatias tani vijnë nga vera
Sport

Bylisi ndez “motorët” për Kupën, Vllaznia në horizont

09/02/2026
Real Madrid, Arbeloa  vlerëson Mbappe: Po ndjek rrugën e Ronaldos
Sport

Real Madrid, Arbeloa  vlerëson Mbappe: Po ndjek rrugën e Ronaldos

09/02/2026
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta
Sport

Kupë dhe kampionat, Egnatia kërkon gjithçka. Vazhdimësia mbetet sfida kryesore

09/02/2026
Barcelona, jep dorëheqjen presidenti Laporta
Sport

Barcelona, jep dorëheqjen presidenti Laporta

09/02/2026
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Statistika/ Krahasimi me vjet, Partizanit i mungojnë 9 pikë

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Xhudo/ Fitoi medaljen e artë në Paris, Distria Krasniqi mban vendin e parë në rënditjen botërore

Xhudo/ Fitoi medaljen e artë në Paris, Distria Krasniqi mban vendin e parë në rënditjen botërore

09/02/2026
Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq

Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq

09/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al