Alban Hoxha do të mungojë në ndeshjen kundër Luftëtarit. Portieri dhe kapiteni i Partizanit nuk do të jetë mes shtyllave për të besuarit e Gegës, duke lënë një boshllëk shumë të madh.
Gjithsesi, optimizmi mbetet i lartë te kryesuesit e kampionatit dhe Luftëtari shihet si një ndeshje që mund të fitohet, edhe pse pa një emër të rëndësishëm në formacion.
Edhe pse pritej dhe mendohej mungesa e kapitenit, sot është konfirmuar gjithçka nga faqja zyrtare e klubit.