Sot pasdite i jepet lamtumira e fundit Armand Hysit, drejt Sarandës udhëtojnë edhe kolegët nga Universiteti i Gjirokastrës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Familja e Hysen Hysit ka njoftuar se ceremonia e lamtumirës për Armandin do të mbahet sot në orën 15:00. Mësohet se drejt Sarandës do të udhëtojnë edhe kolegët e tij në Universitetin e Gjirokastrës, ku ai ishte pedagog prej disa vitesh. 

Kreu i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi ka humbur jetën pas një infrakti kardiak që ka pësuar në vendin e punës. Armand Hysi ishte emëruar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë. 

Armand Hysi ishte gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe pedagog në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër. Emri i tij përflitej edhe si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste në garën për Bashkinë Sarandë. 

©argjirolajm.net