• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot nuk është koha për bilanc

01/12/2019
Tërmeti apokaliptik, pamje sa mijëra fjalë (FOTO)

Nga Astrit Patozi

(Ose një këshillë modeste për motrat dhe vëllezërit e prekur dhe lënduar nga fatkeqësia)

Në këto ditë të vështira pas tragjedisë së 26 nëntorit, ju lutem, dëgjoni dhe respektoni sa më shumë dhe me përulje sizmiologët, inxhinierët, arkitektët, urbanistët, psikologët, madje edhe astrologët, po të doni, se edhe ata mund të jenë gjithësesi më të vlefshëm.

Mos humbni asnjë sekondë të çmuar të jetës suaj të tronditur dhe të traumatizuar, duke ndjekur atë që thonë politikanët, e aq më pak të futeni në debatin e pafundëm se cili është engjëlli midis tyre. Sepse edhe vetë këta të fundit duhet ta mësojnë se është e sigurt që tërmeti, sado i rëndë të jetë, as të mban dot me zor në pushtet, por as të çon automatikisht tek fitorja.

Sot është koha që ta mbrojmë atdheun, duke e nisur këtë aksion nga vetja, familja, pallati, lagjia dhe qyteti, të cilit i përkasim. Ata që thonë se në këto ditë të jashtëzakonshme po sakrifikojnë për flamurin dhe për Shqipërinë, janë thjesht mashtrues apo sharlatanë, të cilët po shtiren botërisht si patriotë.

Nesër do të ketë kohë boll për të bërë bilancet, prej të cilave jam i sigurt që askush nuk do të shpëtojë. Si ata, që bënë sa mundën për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia, qoftë edhe duke heshtur apo duke u lutur për ta në distancë, ashtu edhe të tjerët, që nuk lanë gur pa lëvizur për t’ia shtuar artificialisht ballët tërmetit, ne mënyrë që të përfitonin politikisht prej tij.

Related Posts

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin
Kryesore

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin

05/07/2025
Aksident në rrugën Delvinë- Sarandë, 4 të plagosur
Kryesore

Aksident në rrugën Delvinë- Sarandë, 4 të plagosur

05/07/2025
Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan
Lajme

Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan

05/07/2025
Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Pas hetimeve pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë
Lajme

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Pas hetimeve pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

05/07/2025
Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë
Lajme

Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë

05/07/2025
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit
Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

06/07/2025
Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al