Sot në orën 20:00 opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e saj të 9 -të kombëtare. Mësohet se në terren do të jenë rreth 1500 policë. Ende nuk dihen shumë detaje për protestën e sotme por gjatë gjithë javës është përfolur se mund të ketë trazira.
Një ditë më parë , kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar se sot do të ketë një tubim paqësor pa dhunë, para kryeministrisë. Ai tha se do të ketë më vete në protestë gruan dhe dy vajzat e tij.
Një ditë më parë për protestën e sotme reagoi edhe Ambasada Amerikanë në Tiranë me anë të një deklarate. Në deklaratë u theksua se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por duhet që mesazhet e tyre t’i japin paqësisht. Po ashtu u tha se gjithë ata që do të përfshihen në dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi.
Duhet të themi se ende vendi vijon të ketë tensione në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat janë shfaqur nëpër KZAZ-të gjatë kësaj jave. Dje në Shkodër kryeministri Edi Rama zhvilloi mitingun. Opozita për gati tre orë protestoi pak metra larg mitingut të PS, ku pasi përleshje me Policinë. Nga përplasjet mbetën disa persona të plagosur.