Sot ligji i ri në Kuvend, Dropulli dhe tre bashki të tjera do të bëhen me dy gjuhë zyrtare

Në 3 bashki të vendit pakica kombëtare do të përfitojnë dygjuhësi në institucionet zyrtare. Sipas projektligjit që do të diskutohet në Parlament ditën e sotme, pakicat e bashkive që i kalojnë 20% të popullisisë totale, kanë të drejtë të marrin informacion në gjuhën e tyre amëtare dhe këto bashki janë Dropulli, Finiqi dhe Pusteci.

Në rendin e ditës së enjte, seanca parlamentare do të ketë në shqyrtim edhe ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, i cili u kalua nga Komisioni i Ligjeve dhe ai i Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.

Projektligjit që mban datën 13 prill nga legjislatura e kaluar, përveç 8 pakicave kombëtare, pas kalimit në komision, iu shtua edhe pakica bullgare, duke e çuar në 9 numrin e pakicave kombëtare zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Sipas projektligjit të ndryshuar, në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku popullsia e minoriteteve i kalon 20% të popullsisë totale, atëherë pakicat përfitojnë dygjuhësi.

Pra, përdorimi i gjuhës së minoriteteve do të përdoret në bashki, emërtime të rrugëve apo njësive administrative brenda bashkisë dhe në dhënie të informacioneve zyrtare si dhe të arsimohen në gjuhën e tyre.

Sipas nenit 108 të Kushtetutës, njësi e vetëqeverisjes vendore quhen komunat ose bashkitë dhe qarqet e vendit.

Aktualisht sipas censusit të vitit 2011, në asnjë qark të vendit nuk ka pakica që e kalojnë numrin 20% të të gjithë popullsisë.

Qarqet me më shumë minoritarë janë Gjirokastra me 7.43% të popullsisë me etni greke, Vlora me 6.68% të etnisë greke dhe Korça me 1.78% të popullisë që i përket etnisë maqedonase.

Në nivel Bashkie, pakicat arrijnë në më shumë se 20% të popullsisë në 3 njësi.

Bashkia Finiq e qarkut Vlorë dhe Bashkia Dropull e qarkut Gjirokastër, popullisa etnike greke e kalon këtë numër, ndërsa në qarkun e Korçës, popullsia me etni maqedonase e kalon numrin 20% në Bashkinë e Pustecit.

Pra, në 3 bashki të vendit do të aplikohen 2 gjuhë zyrtare sipas projektligjit që do të shqyrtohet në Parlamentin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.