Përfaqësuesit e partive opozitare, PD dhe LSI, do të mblidhen sërish sot në orën 11 para pallatit të sportit në Gjirokastër ku është vendosur KZAZ-ja. Njësoj si një ditë më parë ata do të kërkojnë lirimin e ambienteve pasi nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. PD dhe LSI kërkojnë kështu të zbatohet vendimi i Presidentit Ilir Meta. Një ditë më parë Policia Bashkiake e Gjirokastrës e refuzoi zbatimin e urdhrit të firmosur nga Zamira Rami. Madje për këtë ata patën edhe një falenderim në formë diversioni nga kandidati socialist, Flamur Golemi. Mbetet për t’u parë sot se çfarë do të bëjnë ata. A do të përdorin forcën për të hyrë në pallatin e sportit apo jo?
©argjiroja.net