Sot ‘beteja’ për FSHF-në. A do të fitojë ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës? (Emrat e delegatëve)

Sot do të zhvillohen zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, u përballë njëri-tjetrit janë Armando Duka dhe Bashkim Fino. Në listën e delegatëve me të drejtë vote ka emra biznesmenësh, kryetarë bashkish, të majtë e të djathtë, por edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të futbollit. Në qarkun Gjirokastër kanë të drejtë vote 5 delegatë. Për klubin e Luftëtarit do të votojë presidenti Grigor Tavo. Se për cilin kandidat do të shkojë vota e tij, këtë nuk e dimë me siguri. Për shkak të dimensionit politik që ka marrë përballja Fino-Duka, gjasat janë që Tavo ta çojë votën për Armando Dukën dhe jo Bashkim Finon. Sidoqoftë vota është e fshehtë dhe ndoshta s’kemi për ta marrë vesh kurrë. Më poshtë 5 delegatët e qarkut Gjirokastër.

Luftëtari (Grigor Tavo)

Përmeti (Altin Bardhi)

Këlcyrë (Klement Ndoni)

Tepelena (Tërmet Peçi)

Memaliaj (Lulzim Meçi)

Leave a Reply

Your email address will not be published.