Sot është 90 vjetori i lindjes së Laver Bariut, mjeshtrit të klarinetës. Ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro e ka përkujtuar këtë ditë me një mesazh në faqen e saj në Facebook.
“90 vjet më parë u lind Laver Bariu, një talent i rrallë dhe një njeri elegant siç vetëm Përmeti mund të lindë, mjeshtri i kabasë, i sazeve dhe i shpirtit përmetar”, shkruan Kumbaro.
Laver Bariu ndërroi jetë 4 vjet më parë. Mjeshtri i madh la gjurmët e tij edhe në kinematografi, pasi në vitin 1977 interpretoi dhe regjistroi të gjithë materialet e filmit “Gjeneral Gramafoni”, ndërsa në vitin 1989 u bë protagonist i i filmit dokumentar muzikor të Kinostudios “Shqipëria e Re”, “Këngët e zemrës”.
©argjiroja.net