Sot në fshatin Bularat të Dropullit do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore me rastin e 6 muajve të vrasjes së ekstremistit grek Kostandin Kacifas. Prej dy ditësh në Gjirokastër, zonën e minoritetit dhe në pikën kufitare të Kakavijës, janë vendosur agjentë të antiterrorit. Policia ka shtuar masat edhe për shkak se kjo ceremoni përkon me data të tjera historike të të ashtuquajturit ‘Vorio Epir’, sic është 12 Maji shpallja e autonomisë dhe 17 Maji nënshkrimi i Protokollit të Korfuzit.
Kufiri i gjelbër me Greqinë është nën monitorim nga forcat e policisë ‘DELTA’ dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte pasi ka dyshime se shtetas të ndryshëm grek mund të hyjnë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme. 6 muaj më parë, varrimi i Kaçifas shkaktoi disa incidente për shkak të hedhjes se parullave antishqiptare duke bërë që të shpallen non grata disa shtetas grekë, mes tyre edhe një eurodeputete qipriote. Kostandin Kacifas u vra nga forcat RENEA pasi qëllonte me armë në drejtim të tyre dhe nuk iu përgjigj thirrjes për t’u vetëdorëzuar.
©argjiroja.net