Fotografi Robert Pichler ekspozon “Kthim në kohë, Shqipëria e viteve ‘90” në Muzeun “Shtëpia Kadare” në Gjirokastër. Ai rrëfen mbresat e tij gjatë udhëtimeve që ka bërë nga Dukagjini në Kurvelesh. Historiani, antropologu dhe fotografi Robert Pichler rikthehet në Shqipëri për të ekspozuar “Kthim në kohë, Shqipëria e viteve ‘90”. Kësaj here destinacioni i ekspozitës së tij, është Muzeu “Shtëpia Kadare” në Gjirokastër.
Nën kujdesin kuratorial të Edit Pula (j) ekspozita çelet sonte 29, ora 19.00. Fotografi Pichler për herë të parë Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1989, por ende edhe sot i kujton njerëzit, që ka takuar pas rënies së komunizmit. Ndërkohë, që Shqipëria po pësonte një tranzicion të zhurmshëm, Robert Pichler, me aparatin e tij po fiksonte momentet. Ishte pranvera e vitit 1992, kur ai do të njihej nga afër me shqiptarët edhe Shqipërinë e Veriut. Mallra nga jashtë, lëvizje të dhunshme, makina, kamionë, çiklistë, karroca dhe kalimtarë, që zhvendoseshin nëpër rrugë vijnë nëpërmjet fotografive të tij në këtë ekspozitë