Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot 57% e zgjedhësve në Gjirokastër do të votonin për PS-në ndërsa PD dhe LSI do të pësonin një ulje të dukshme. Kështu thotë sondazhi italian i realizuar nga kompania GPF Inspiring Resarch për llogari të Report Tv. Ndërkohë Bindja Demokratike, partia e koordinuar nga Astrit Patozi, do të merrte gjithashtu një numër të konsiderueshëm votash në këtë bashki. PS kandidon në Gjirokastër deputetin Flamur Golemi.
©argjiroja.net