Skandali, Neymar rrezikon dënimin me burg


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pak ditë më parë një grua braziliane akuzoi për përdhunim futbollistin e PSG-së, Neymar. Lidhur me këto akuza, futbollisti brazilian ka reaguar duke publikuar bisedat intime mes tij dhe gruas e cila e akuzon për përdhunim.

Në bisedat të cilat u publikuan nga futbollisti kishte dhe imazhe private, gjë e cila bën që Neymar të rrezikoj dënimin me burg, pasi publikimi i tyre nuk lejohen ligjërisht në Brazil.

Në këto kushte Neymar rrezikon pesë vite burg, ose edhe më shumë nëse konsiderohet si një formë hakmarrje apo poshtërimi.