Skandali në Bashkinë Gjirokastër/ Largohet punonjësi me diplomë të falsifikuar (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pak kohë më parë, emisioni “Stop” trajtoi rastin e një punonjësi të Bashkisë së Gjirokastrës, që kishte diplomë të falsifikuar. Në një përgjigje nga rektorati na u tha se zoti Rigels Malile ishte regjistruar në shkollë, por nuk e kishte mbyllur ciklin akademik.

“Stop” është rikthyer në Gjirokastër për këtë problem dhe pas një pritjeje të gjatë, arriti të takojë Kryetaren e Bashkisë, Zamira Rami. Kjo e fundit tha se Rigles Malile është paguar si me shkollë të mesme, por pas investigimit të “Stop”, është larguar nga puna.

Gazetarja: Nuk e kuptoj përse në asnjë moment nuk preferon të më takosh, për të treguar një të vërtetë të madhe që mban në punë një punonjës, pa shkollë, pa asgjë. Doja të dija si është në punë ky Rigelsi? Është i partisë? Ka paguar para?

Kryetarja: Keni bërë një kërkesë pranë Bashkisë Gjirokastër, keni marrë përgjigje në lidhje me gjithë dokumentacionin që keni këtu.

Gazetarja: Ajo është përgjigje pa përgjigje…

Kryetarja: I jemi referuar pretendimit tuaj, kemi kërkuar nga zotëria që të sjellë një vërtetim. Zotëria është në punë si punonjës me shkollë të mesme dhe nuk është paguar asnjëherë si më shkollë të lartë dhe sigurisht që në pretendimin tuaj në lidhje me një librezë që keni paraqitur ju, ai zotëri, në Bashkinë e Gjirokastrës nuk ka paraqitur atë librezë, por një librezë tjetër. Dhe ne, për të respektuar gjithë hulumtimet tuaja, e kemi larguar nga puna me këtë arsye. Në asnjë moment nuk është paguar si punonjës me shkollë të lartë. Sot ky punonjës nuk është më punonjës i Bashkisë së Gjirokastrës, për të respektuar atë që keni pretenduar ju.