SKANDAL/ Lazaratasit godasin gazetarët në gjykatë, policia bën sehir (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Tension dhe dhunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë me vetëm dy ndryshime të vogla, kanë reaguar duke e kundërshtuar me dhunë. 

Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”. Incident i nisur brenda sallës ka vijuar edhe jashtë, pasi janë ofenduar e dhunuar edhe gazetarët.

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit ku janë goditur dhe ofenduar gazetarët te Gjykata e Krimeve të Rënda. E ndërsa brenda në sallë kishte policë të cilët ndërhynë për të shmangur agravimin e dhunës, jashtë në momentin që u dhunuan gazetarët efektivëët nuk ndërhynë. 

Të dënuarit e grupit të Lazaratit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha/ Vendimi i Apelit sot
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi.

Bajram Boci – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi.

Elvis Boçi – 35 vite burg-Mbetet në fuqi.

Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite.

Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite.

Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi