• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Siguria ushqimore ku thëret qameti. Bllokohen 100 tonë produkte të skaduara

15/09/2018
Siguria ushqimore ku thëret qameti. Bllokohen 100 tonë produkte të skaduara

Mbi 100 tonë produkte të bllokuara, me qindra gjoba ndaj bizneseve që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare apo operojnë në informalitet, me dhjetëra të tjerë të mbyllur plotësisht. Të gjitha këto tingëllojnë si një betejë për të rritur sigurinë ushqimore. Kontrollet rutinë po nxjerrin në pah një tjetër problematikë serioze, siguria ushqimore mbetet ende në zonën e kuqe të rrezikut duke kërcënuar çdo qytetar.

Ndaj sfida reale e institucioneve duket se do të jetë që të kthejnë betejën në një luftë, që duhet fituar me çdo kusht, ose kjo mund të përfundojë vetëm në një seri kronikash bombastike pa efekt. Ekspertët dhe vetë AKU pranojnë se ka nevojë për përmirësime të theksuara, ndërhyrje në Kodin Penal, por edhe për një aleancë më të fortë me publikun.

Tonelata të tëra me ushqime të skaduara, mish i shoqëruar me dokumente jo konform ligjit, thertore e magazina janë bërë së fundmi pjesë e kronikave ditore televizive, debateve të gjera në rrjetet sociale, duke ngritur, mes të tjerave, pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore në vend. Mes të tjera qëndrimeve të hasura më shpesh janë ato se çfarë po hamë sot?

Sa i sigurt duhet të ndihet konsumatori shqiptar? Deri ku duhet të shkojë transparenca në publik për kompanitë që nuk kanë respektuar rregullat? Por mbi të gjitha, a jemi sot përpara një lufte që synon të vendosë një standard të ri në treg apo përpara një beteje, efekti i së cilës mund të shuhet papritur, duke mbetur vetëm kujtesë e disa titujve bombastikë në lajme.

AKU: Po bëjmë punën e përditshme, nuk jemi përballë një aksioni

Të paktën 313 tonë produkte që u ka kaluar afati i skadencës janë asgjësuar gjatë periudhës 1 qershor 2018-15 gusht 2018. Nga këto, 1/3 janë produkt i kontrolleve që janë kryer nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ku është konstatuar shkelje ligjore. Ndërkohë 2/3 janë produkte që janë njoftuar nga vetë bizneset se u ka mbaruar afati i konsumit dhe se duhet të asgjësohen. Për çdo rast të tillë, AKU duhet të vihet në dijeni, në mënyrë që edhe pse kostot dhe procesi kryhet nga biznesi lidhur me shkatërrimin, ai të mbikëqyret e dokumentohet nga ana e autoritetit.

Një sasi e tillë konsiderohet si sasi rekord nga ana e institucioneve publike të cilët, ndër të tjera, theksojnë se pas vullnetit të mirë të biznesit për të njoftuar mbi sasitë e produkteve të skaduara fshihet pikërisht ndërgjegjësimi nga zëri që ju është dhënë së fundmi aksioneve në terren të AKU.

Në fakt, sipas këtij institucioni, nuk është se së fundmi po ndiqet një aksion i veçantë. Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agim Ismaili, konfirmon për Monitor se po respektohet ligji, pa bërë asnjë ndryshim në kuadrin ekzistues dhe mbi të gjitha po zbatohet plani i kontrolleve me bazë riskun miratuar në fillimvit. Pra sot jemi përpara një pune rutinë dhe jo përpara një aksioni sikurse mund të jetë krijuar ideja.

Rritet numri i subjekteve që ndëshkohen, piku në sezonin turistik

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari në gusht të këtij viti janë penalizuar me gjobë mbi gjurmueshmërinë e produkteve 298 subjekte ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i gjobave ishte vetëm 27.

Për sezonin turistik duket se ka pasur një vëmendje të veçantë lidhur me inspektimet, ku rezultojnë të jenë kryer 6543 të tillë në terren në harkun 1 qershor-15 gusht. Nga këto janë paralajmëruar 1896 subjekte për shkak të parregullsive që mund të jenë konstatuar dhe sipas hapësirave që parashikon ligji.

Po kështu janë penalizuar me masa administrative gjobë 328 subjekte me një vlerë totale të gjobave prej 98 milionë lekësh. Për 58 subjekte të tjera është vendosur mbyllje e aktivitetit.

Shkeljet që konstatohen më shpesh te subjektet

Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nxjerrë në pah edhe shkeljet më të zakonshme që hasen brenda subjekteve që kontrollohen, sidomos tek ato që tregtojnë mishin apo baxhot dhe prodhimi i bulmetrave. Kështu, referuar kontrolleve te grupi i produkteve me origjinë shtazore, ndër shkeljet e konstatuara janë ato që lidhen me mungesën e vulës dhe certifikatës veterinare. Janë hasur raste kur produktet e peshkimit janë pa dokumentacion shoqërues. Të tjerë subjekte nuk kanë reflektuar lidhur me kërkesat që u janë bërë në fazën e paralajmërimit. Konstatohet mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë etiketimi apo mospajisje me NIPT nga QKB.

Për rastet e tjera të kontrolleve të përfshira nga sektori me origjinë joshtazore shkeljet që janë hasur më shpesh përfshihen në 11 pika. Së pari, mungesë e kushteve higjieno-sanitare. Së dyti mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e sistemimit të ambientit të brendshëm, mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, mungesë e planit DDD, apo edhe mungesë e analizës bakteriologjike të ujit. Më pas, vijnë mungesa e librezave shëndetësore të punonjësve, prishja e shenjave dalluese dhe ushtrim aktiviteti nën masën e bllokimit, mungesa e planit të vetëkontrollit HACCP, mungesa e raportit të analizave të disa produkteve dhe në fund, mosrealizimi i detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës. Në fokus të inspektimeve kanë qenë edhe farmacitë veterinare ku, jo në pak raste, ka pasur gjobitje për shkak të riambalazhimeve të gabuara, apo tregtim në këto farmaci nga persona që nuk mbajnë diplomën përkatëse./ Monitor

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Napoli kërkon sulmuesin, kushton 40 milionë euro

Napoli kërkon sulmuesin, kushton 40 milionë euro

06/07/2025
Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i viktimave shkon në 69

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i viktimave shkon në 69

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al