Kandidati socialist për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka dhënë një intervistë për gazetën ‘SOT’. Ndër të tjera ai pyetet edhe për punën e kryebashkiakes aktuale, Zamira Rami. Ja cila është përgjigjja e tij.
“Zamira Rami, të cilën ne e mbështetëm të gjithë bashkë në 2015 është e shkuara. Gjirokastra ka nevojë për një ritëm të ri. Mund të them se nuk e justifikoi besimin që mori me votë. Ajo është kryebashkiakja e parë femër në Gjirokastër. S’kam koment tjetër”, thotë Golemi.