Si ti eliminoni qimet në fytyrë!


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Qimet në fytyrë janë problem i shumë femrave dhe ato të cilat ballafaqohen me këtë problem, gjithmonë janë në kërkim të metodave për t’i eliminuar ato.

Në fakt, një gjë e tillë kurrë nuk ka qenë më e lehtë e kjo falë një maske me vezë.

Ju mund ta përdorni këtë maskë dy herë në javë për t’i larguar qimet e padëshiruara në pjesët e ndryshme të fytyrës, transmeton Indeksonline.

Për të përgatitur këtë maskë juve ju duhen:

Të bardhët e vezës nga 1 vezë

Sheqer

Miell i bardhë

Merrni të bardhët e vezës dhe përzijeni mirë duke shtuar 1 lugë të madhe sheqer dhe më pas një lugë të madhe miell.

Përzijini të gjithë përbërësit mirë dhe pasta juaj është gati.

Aplikojeni më pas në fytyrë me anë të një brushe dhe lëreni të qëndrojë për rreth 20 minuta.

Më pas, largojeni maskën me anë të gishtave. Shumë shpejt do të vëreni rezultatet e mahnitshme të kësaj maske me vezë.