Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpall për konkurim një vend të lirë në pozicionin e punës “Drejtor”, DRSHTRR Gjirokastër.
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
Kritere të përgjithshme:
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës;
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;
Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshort dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda DPSHTRR-së;
Të kenë njohuri drejtshkrimore në gjuhën shqipe;
Të njoh një gjuhë të huaj të BE-së.
Kritere specifike:
Të jenë shtetas shqiptarë;
Të kenë mbaruar Nivelin e dytë “Master”. Diploma”Bachelor” të jetë në profilin inxhinierik, juridik, ekonomik ose menaxhim publik;
Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
Të kenë përvojë pune në sektorin publik ose privat mbi 3(tre) vite. Përparësi kanë aplikantët me eksperiencë në sektorin publik dhe paraqisin referenca pozitive nga punëdhënësit e mëparshëm
Paga bruto për këtë pozicion është: 94.050 lekë
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Kërkesë me shkrim për aplikim;
Jetëshkrim (CV) me foto personale, në përputhje me dokumentin tip që mund ta shkarkoni Model CV;
Diplomë të Nivelit të dytë “Master” dhe list notash, diplomë “Bachelor” dhe list notash (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsminin;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Rekomandim nga qendra/t e mëparshme e punës rreth aftësive menaxhuese;
Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjeksore (kartë shëndeti + librezë shëndetsore);
Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaportë/letërnjoftimi ID);
Listë përmbledhëse e dokumentave të dorëzuara nga aplikanti;
Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.
Shënim:
Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë DPSHTRR dokumentacionin e mësipërm deri më datë 15.11.2017, ora 15:00.
Intervista me aplikantët do të zhvillohet më datë 20.11.2017 ora 10:00.
Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen me email nga komisionit ad-hoc, brenda datës 30.11.2017.
Aplikantët mund të aplikojnë vetëm për një pozicion pune.
Për informacion të mëtejshëm mund t’i drejtoheni Drejtorisë për Administratën dhe Shërbimet Mbështetëse pranë DPSHTRR-së.