Ministrja Elisa Spiropali ka debatuar mbrëmjen e sotme me sekretaren e PDIU Mesila Doda teksa flisnin për përgjimet e sotme të Bild.
Të ftuara të dyja në emisionin Open, Doda e Spiropali nisën të debatonin me njëra tjetrën kur ministrja e Qeverisë tha se Doda kishte qenë vet në fushatë me PS në Dibër, ndërsa menjëherë ia preu skekretarja e PDIU e cila mohoi të ketë dalë në fushatë me ta.
‘Meqë e nise kështu, duhet unë të kthehem kështu, si nuk ju vjen turp për këtë çorbë që keni përfshirë sa e sa persona. Me drejtora, prokurorë, shefa policie e mësues’, tha ndër të tjera Mesila Doda ndërsa kërkoi prej Spiropalit një përgjigje se çfarë priste më qeveria që nuk dorëhiqej, përgjigje që nuk e mori.
DEBATI:
Spiropali: Pyesni zonjën Doda se ka qenë në fushatë me ne
Doda: Prit pak o prit, kur kam qenë moj Elisa
Spiropali: Kemi qenë bashkë
Doda: Jo moj zonjë jo, kam qenë në një mbledhje
Spiropali: Ke qenë drejtuese e PDIU. Kemi qenë së bashku në tavolinë
Doda: Meqë e nise kështu, duhet unë të kthehem kështu, si nuk ju vjen turp për këtë corbë që keni përfshirë sa e sa persona. Me drejtora, prokurorë, shefa policie e mësues
Spiropali; Verifikojeni zonja Doda se do ju dali një tjerër prokuror
Doda: Vladimir mara është kunat i… Dhe nxirre një pamje timen meqë është kështu
Spiropali: Njëra nga ne të dyja do flasi zonja Vasili, zgjidhe kush
Doda: Është turp i madh kjo që po ndodh, para kësaj ishin Avdylajt, tani kemi një grup tjetër. Si ka mundësi, cfarë do ndodhi më që ju te jepni dorëheqjen
Spiropali: Me zë dhe me figurë zonja Doda ka dalë…
Doda: Me zë pra me zë, keni korruptuar gjithë sistemin, mësues, drejtora, shefa policie e prokurorë që kanë lidhje me ata që përmenden aty. Prandaj kërkohet garanci, ndryshimi i qeverisë.
Spiropali: Unë nuk kam përgjigje për zonjën Doda se deklaratat e saj i dëgjoj sa herë është në studion tuaj