Shqiptari në krye të bandës së drogës në Greqi, 10 të arrestuar


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një bande kriminale të trafikut të drogës që vepronte në Athinë dhe në Arta.
Sipas policia greke, organizata drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar dhe dy grekë.

Gjatë aksionit anti-drogë u sekuestruan 100 kg kanabis, 1 kg heroinë dhe 100 gram kokainë. Banda kriminale ka qarkulluar më shumë se 220 mijë Euro fitime nga trafiku i drogës. Mes të arrestuarve janë edhe dy femra greke, shkruan Syri.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan edhe shuma parash, armë dhe sende të tjera të përdorura për peshimin e drogës dhe përpunimin.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.