Një 39 vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia greke pasi u kap më 62 kilogramë kokainë. Policia greke ka pikasur e më pas ka ndjekur mjetin që po vinte nga kufiri i gjelbër në zonën e Artës dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit shqiptarë 39 vjeç. Personi i arrestuar rezulton i shpallur ne kerkim ne Janine dhe Trikalla. Në kontrollin e kryer nga policia droga është gjetur e ndarë ne 56 pako. Ndërkohë që pesha totale e saj rezulton 62 kg 800 gram.