• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipërisë i ikën ‘truri’, 40% e emigrantëve me arsim të lartë

09/10/2019
Shqipërisë i ikën ‘truri’, 40% e emigrantëve me arsim të lartë

Rreth 40 % e shtetasve shqiptarë që largohen nga vendi për të emigruar në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, rezulton të kenë kryer studimet universitare. Kjo e dhënë shqetësuese që tregon për avancimin e ikjes së “trurit”, është publikuar në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB).

Kjo dukuri është në fakt e përbashkët kryesisht për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të një pjese të Evropës Lindore, ku të ardhurat për frymë janë shumë të ulëta. Kështu, personat me arsim të lartë përbëjnë 55% të numrit total të emigrantëve nga Bosnja dhe Hercegovina, më shumë se 40% të emigrantëve nga Armenia dhe Letonia dhe afro 40% të emigrantëve nga Shqipëria, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Republika Kirkize, Kazakistani, Rumania dhe Taxhikistani.

Arsyet për të emigruar janë të shumëfishta dhe përfshijnë motivimin për të fituar paga më të larta, mundësi për avancim profesional, kushte të mira të punës dhe potenciali për një të ardhme më të mirë për anëtarët e familjes.
Nga ana tjetër, sipas raportit punësimi në Shqipëri është paradoksalisht në rritje, edhe pse varfëria mbetet e lartë pasi 34.6% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5dollarë në ditë.

Megjithatë, ritmet e punësimit kanë qenë të ngadalta, duke bër që treguesit e varfërisë të mbeten në vend-numëro. Ndërkohë, papunësiau ul me 11.5 për qind në çerekun e dytë të 2019. Pagat reale u rritën me 3.3 për qind mesatarisht, kryesisht në shërbime (tregti dhe transport, dhe sektorë të turizmit).

Raporti i Bankës Botërore mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore pohon se përqindja e emigrantëve është rritur vrullshëm gjatë katër dekadave të fundit, ku një në çdo tre emigrantë në botë tashmë largohet në një vend pritës evropian.

Related Posts

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit
Lajme

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

03/07/2025
“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, gazetari Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull
Lajme

“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, gazetari Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull

03/07/2025
Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin
Lajme

Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

03/07/2025
Habit Blendi Fevziu, tregon sa paguhet në muaj
Kryesore

Rast skandaloz në Tepelenë, Fevziu: Gruan dhe vajzën time nuk e lejuan të futet në tualetin e lokalit

03/07/2025
Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në arrati! Dyshimet e para të policisë
Lajme

Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në arrati! Dyshimet e para të policisë

03/07/2025
I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin
Lajme

I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin

03/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al