Kualifikimi i Shqipërisë për në finalen e Eurovision që këtë vit zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë duket se nuk është pritur mirë nga fqinjët tanë grekë. Ndonëse performanca e Eugent Bushepepës me këngën ‘Mall’ u vlerësua shumë, grekët kanë shpërthyer me komente dhe fyerje, pasi përfaqësuesja e Greqisë nuk arriti të futet në finale.
Komentet e grekëve në rrjetet sociale janë të habitshme. Më poshtë janë vetëm disa nga komentet e bërë në rrjetet sociale: “Te kualifikohet Shqiperia dhe jo ne greket, çfare tjeter do te degjojme akoma, kishin edhe kengetare me mikrofone ne Shqiperi perveç hajduteve, te pagedhendurve dhe te pashkolleve?!”