Shqipëria mund Uellsin, arbitri i jep një dorë Panuçit

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Shqipëria ia doli të bënte një reagim, pas asaj humbje turpëruese 0-4 ndaj Skoçisë vetëm 3 ditë më parë. Në miqësoren ndaj Uellsit, kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, me gol të Balajt me penallti në minutën e 58-të.

Takimi ishte i qetë në pjesën e parë, me të dyja ekipet që kontrollonin më shumë topin. Në dy raste, ishte Berisha ai që shpëtoi rrjetën pa u prekur.

E dyta nisi sërish me një rast të Uellsit në sekondat e para, por Berisha neutralizoi sërish. Ishte minuta e 58-tëk ur Xhaka fitoi një penallti, dhe më pas Balaj nuk gaboi. Deri në fund, uellsianët provuan të reagojnë, por pa gjetur rrugën e golit.

Shqipëri-Uells 1-0

GOL: Balaj 58′

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)