Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa në Qafë Botë, në vendin e quajtur ”Lugina e Shkëmbit të Bufit”, në afërsi të Konispolit.
Sipas bluve, në atë vend është vërejtur një shtetas i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të kufirit grek.
Në përfundim të hetimit dhe verifikimt të gomës së gjetur është konstatatuar se në brendësi të saj kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë totale prej 8 kilogram.
Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.