Katër shtetas të huaj janë që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në vendin tonë, janë kapur nga policia e Shkodrës. Sipas njoftimit ata janë nga Siria, Maroku dhe Algjeria. Mosha varion nga 19 në 22 vjeç. Policia thotë se klandestinët kanë kaluar kufirin shtetëror ilegalisht në Kakavijë tre ditë më parë, duke u shpëtuar vëzhgimit policor. Në përfundim të veprimeve proceduriale, këta shtetas u dërguan në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve Babrru, Tiranë. Më poshtë njoftimi i policisë.
“Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër Më datë 21.12.2017, nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, janë kapur shtetasit e huaj H.G, D.B, A.D, dhe M.H, vjeç 19, 21, 22 dhe 22 , banues në Marok Siri dhe Algjeri, të cilët më datë 20.12.2017, kanë kaluar kufirin shtetëror ilegalisht në Kakavije, Gjirokastër. Në përfundim u dërguan në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.