Në 27 prill të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim penal në Prokurori për kryetaren e Bashkisë Sarandë dhe 6 zyrtarë të tjerë me akuzën për ‘shpërdorim detyre’.
Pas 3 muajsh Prokuroria e pushoi çështjen por KLSH e njohur me vendimin nuk ka rënë dakord me pushimin e çështjes, me arsyetimin se organi i akuzës ka vlerësuar gabimisht aktet juridike. Në tetor KLSH bën ankimim në Gjykatën e Sarandës për pushimin e çështjes. “News24” zbardh ankimimin e KLSH-së. Sipas KLSH-së, hetimet nuk janë zhvilluar si duhet dhe konkluzionet dhe arsyetimi juridik në lidhje me faktet është i gabuar.
KLSH ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë. Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga 01.1.2015-30.6.2016.
Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.KLSH ka dërguar ne prokurori kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Florjana Koka si dhe 6 zyrtar të tjerë.
Në 27 prill KLSH referon dosjen në Prokurori. Pas 3 muajsh Prokuroria e pushon çështjen. KLSH nuk është dakord me pushimin e çështjes dhe keni vlerësuar gabimisht aktet juridike. Në tetor KLSH bën ankimim në Gjykatën e Sarandës për pushimin e çështjes.
KRISTAQ KALI-MBIKEQYRES KOLAUDATORI I PUNIMEVEAGRON TEPELENA-MBIKEQYRES I PUNIMEVEELERON GJONI-DREJTOR JURIDIKPELLUMB HALIMI-ISH DREJTOR I SHERBIMEVE PUBLIKETEUTA STROKA-DREJTORE EKONOMIKEJORGO MITRO- DREJTOR I TAKSAVE VENDORE. /BW/