Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një të ri nga Tepelena, i cili dyshohet se ka vjedhur katër kokë dele në fshatin Andon Poçi. Ai është K.R, 24 vjeç banues në Tepelenë.
Sipas policisë më datë 25 nëntor, ora 23:00, me mjetin tip “Benz”, ky person ka vjedhur 4 bageti të imta në kasollen e shtetasit J.P, 66 vjeç, banues në fshatin “Andon Poçi”. Policia po punon për kapjen e tij.
©ArgjiroLajm.net