• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpallet kompania fituese e tenderit për rikonstruksionin e Kalasë së Gjirokastrës, por punimet nuk dihet kur nisin

20/01/2020
Ndërhyrje për të mbrojtur kalanë e Gjirokastrës, ja detajet e planit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Konsorciumi shqiptaro-spanjoll V “Proskene Conservation & Cultural Heritage” & “Cultural Heritage without Borders” ka fituar tenderin prej 257 mijë euro, për rikontruksionin e Kalasë së Gjirokastrës.

Sipas detajeve të shpalljes së tenderit nga autoriteti kontraktual FSHZH, në garë morën pjesë 9 kompani , nga ku 3 përmbushnin kushtet e ofertës dhe ku u shpall konsorciumi shqiptaro-spanjoll fitues.

Puna do të konsistojë në: Identifikimin, Hartimin e masave me përparësi për të adresuar shqetësimet urgjente të sigurisë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës, por nuk jepen detaje për kohën e zhvillimit.

Rikostruksioni i Kalasë së Gjirokastrës është pjesë e investimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” i financuar prej World Bank Group. Projekti synon të luajë një rol kyç në orientimin dhe demostrimin e dobisë që kjo qasje inovative e integruar ka për zhvillimin rajonal dhe mundësitë që krijon për adresimin e një sërë objektivash që janë edhe pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Territorit.

Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik shenjon një hap të rëndësishëm në dobi të qytetarëve, që kombinon vëmendjen ndaj realiteteve urbane në vend me përpjekjet për të rritur kontributin e sektorit të turizmit në ekonomi.

I financuar prej Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, ky projekt që arrin një kosto prej 63.8 milion euro, do të synojë:

i. përmirësimin e infrastrukturës urbane
ii. rritjen e vlerës së aseteve turistike
iii. forcimin e kapaciteteve institucionale për mbështetjen e zhvillimeve
ekonomiko-sociale që lidhen me turizmin

Projekti do të përqendrojë aktivitetin në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit e Sarandës, por pjesë e aktivitetit do të jenë edhe destinacione të tjera turistike që plotësojnë këtë itinerar kaq të larmishëm të Shqipërisë jugore.

Projekti klasifikohet si i kategorisë B në kategorizimet e Bankës Botërore, ç’ka nënkupton se ndërhyrjet e ndërmarra në kuadër të tij nuk duhet të kenë ndikime të pakthyeshme sociale apo mjedisore. Punimet do të tentojnë të mbivendosen në gjurmët ekzistuese të infrastrukturës.

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik
Kryesore

“I bie që na e ka fut Danjeli për atë…”/ Zbardhet dosja e SPAK për 3 policët në Orikum, si i morën 2.7 milionë lekë qytetarit!

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës
Kryesore

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi

30/01/2026
“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin
Kryesore

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

30/01/2026
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij
Kryesore

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sulmuesi shqiptar me skuadër të re, nënshkruan në Gjermani

Sulmuesi shqiptar me skuadër të re, nënshkruan në Gjermani

02/02/2026
Sakrifica e sulmuesit të Partizanit, luajti me probleme ndaj Elbasanit

Sakrifica e sulmuesit të Partizanit, luajti me probleme ndaj Elbasanit

02/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al