Dy persona nga Tepelena janë shpallur në kërkim. Ç.H. dhe M.H, banues në Tepelenë, dy ditë më parë janë pikasur nga policia tek vendi i quajtur ‘Agjensia’ në Tepelenë, teksa nga automjeti tip ‘Benz’ me targa targa AA 324 HY, kanë zbritur dy klandestinë. Makina drejtohej nga shtetasi Ç.H, i cili bashkë me personin tjetër, M.H po kryenin transport klandestinësh. Sapo janë diktuar nga policia, dy tepelensit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy shtetasit e huaj janë ndaluar dhe më pas u kthyen sërish pas drejt Greqisë. Çështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, ndërkaq policia vijon punën për kapjen e dy personave nga Tepelena.
©ArgjiroLajm.net