Shoferi përplas me makinë një lopë në Bistricë, policia e shpall në kërkim


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një person është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës. Shtetasi M.N., vjeç 59, banues në Bistricë, në aksin rrugor Gajdar-Muzinë, në vendin e quajtur “Çezma Bistricë”, duke drejtuar mjetin e tip “Toyota”, ka goditur një bagëti të trashë, e cila ka ngordhur në vend. Lopa ishte pronë e shtetasit L.K., vjeç 46, banues në Bistricë. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe automjetin. Policia e ka shpallur në kërkim dhe ka nisur punën për kapjen e tij.

©ArgjiroLajm.net