• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shmanget festa në Gjirokastër, Partizani do ta ‘djegë’ në Tiranë

18/05/2019
Shmanget festa në Gjirokastër, Partizani do ta ‘djegë’ në Tiranë

Partizani i trajnerit Skënder Gega arriti ta realizojë objektivin madhor tri javë para mbylljes së kampionatit, ku me fitoren 2-1 në derbi siguruan titullin e 16-të në historinë 73-vjeçare të klubit.kalari festa partizani

Festa e realizimit të ëndrrës çerekshekullore të të kuqve u krye menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit Kridens Meta. Por, Partizani nuk do të mjaftohet me kaq, pasi klubi prej kohësh ka nisur punën organizative për festimin e titullit kampion, festim i cili lidhet me dorëzimin e trofeut nga FSHF.

“Demat” duan që festën ta kryejnë në shtëpi, ku ndeshjen e fundit sipas kalendarit e kanë në javën e 35-të ndaj Kukësit, më 25 maj. Ekziston edhe një variant, që festa të zhvillohet më 29 maj, po në kryeqytet, nëse Luftëtari dhe FSHF do të binin dakord që ndeshja e planifikuar për në Gjirokastër të zhvendosej në Tiranë, kuptohet nëse bluzinjtë e kanë siguruar mbijetesën.

Parimisht, data festive e titullit të Partizanit është në dorë të federatës. Të kuqtë kanë planifikuar që të zhvillojnë një festë mbarëkombëtare me një program të gjatë dhe të larmishëm, ku sipas skenarit, ajo do të shtrihet në rrugët kryesore të kryeqytetit, kryesisht në bulevardin qendror. Festa pritet të jetë në stilin e ceremonisë që u organizua për Kombëtaren pas kthimit nga “Euro 2016”.

Pra, nuk do të mungojë as autobusi i hapur për triumfatorët, mjet i cili asokohe u mor me qira nga Maqedonia. Drejtuesit e klubit nuk do të kursejnë asgjë për këtë festë legjitime, që pritet të “djegë” rrugët e kryeqytetit, por axhenda mbetet e papërcaktuar për shumë arsye. Opozita shqiptare ka planifikuar protestën e radhës më 25 maj, kështu që i bie që Partizani të mos ketë shans për të festuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Por, protesta e 25 majit e shpallur nga opozita shqiptare mund të vejë në dyshim edhe mbarëvajtjen e takimit me Kukësin, që është planifikuar në atë ditë në kryeqytet, pasi policia vëmendjen kryesore e ka në ruajtjen e institucioneve shtetërore dhe jo në aktivitet sportive.

Related Posts

Muriqi gjen golin e radhës, i 16-ti në La Liga këtë sezon (Video)
Sport

Muriqi gjen golin e radhës, i 16-ti në La Liga këtë sezon (Video)

15/02/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Supersfida e javës së 25-të luhet të premten, mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve të ndara në tre ditë

15/02/2026
Muriqi gjen golin e radhës, i 16-ti në La Liga këtë sezon (Video)
Sport

Muriqi gjen golin e radhës, i 16-ti në La Liga këtë sezon (Video)

15/02/2026
Fitore në fund, Vllaznia thyen Elbasanin
Sport

Fitore në fund, Vllaznia thyen Elbasanin

15/02/2026
VIDEO/ Goli i parë me fanellën e Leipzig, Gruda shënon në Bundesligë
Sport

VIDEO/ Goli i parë me fanellën e Leipzig, Gruda shënon në Bundesligë

15/02/2026
Fitore në fund, Vllaznia thyen Elbasanin
Sport

Fitore në fund, Vllaznia thyen Elbasanin

15/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I kërkon shtetit 1 milionë euro për ministren “Diella”, reagon për herë të parë aktorja Anila Bisha: Ata që nuk duan kryeministrin, më urrejnë edhe mua!

I kërkon shtetit 1 milionë euro për ministren “Diella”, reagon për herë të parë aktorja Anila Bisha: Ata që nuk duan kryeministrin, më urrejnë edhe mua!

16/02/2026
Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, pastron edhe profilin e tij në Facebook

Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, pastron edhe profilin e tij në Facebook

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al